Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së parë të Europa League, e cila nga ky sezon është me format të ri.
Sonte janë luajtur nëntë ndeshje, ku Fenerbahche, Ajax, Rangers, Braga, Tottenham, Lyon e Steau Bukuresht kanë regjistruar fitore, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa ndeshjet Roma – Atletiko Bilbao dhe Frankfurt – Plzen kanë përfunduar me barazim.
Pas ndeshjeve të javës së parë, Ajax është lidere e tabelës, pas fitore 4-0 ndaj Besiktasit.
Nga tre pikë kanë edhe Steaua, Lazio, Tottenham. Galatasaray, Rangers. Slavia Praga, Lyon, AZ Alkmar, Bodo/Glimt, Anderlecht, Braga dhe Fenerbahche.
Në bazë të formatit të ri, tetë skuadrat e para kalojnë direkt në 1/8 e finales, ndërsa skuadrat që përfundojnë nga pozita 9-24 do të luajnë në 1/16 e finales, ku do të ketë short.
Skuadrat e tjera eliminohen nga Europa League./IndeksOnline/