​Këto janë pesë anëtaret e reja jo të përhershme të KS të OKB-së

 

 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi sot pesë anëtaret jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2025-2026.

Somalia, Pakistani, Panamaja, Greqia dhe Danimarka fituan zgjedhjet në Asamblenë e Përgjithshme. Somalia mori 179 vota, Pakistani 182, Panamaja 183, Greqia 182 dhe Danimarka 184, duke përmbushur kriterin e marrjes së 2/3 të votave për të zëvendësuar Ekuadorin, Japoninë, Maltën, Mozambikun dhe Zvicrën.

Anëtaret e reja do të shërbejnë nga 1 janari 2025 deri më 31 dhjetor 2026. Pakistani ka shërbyer shtatë herë si anëtar jo i përhershëm i KS të OKB-së, Panamaja pesë herë, Danimarka katër, Greqia dy dhe Somalia një herë.

Në Këshillin e Sigurimit, i cili ka pesë anëtarë të përhershëm – Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA – ka gjithashtu 10 anëtare jo të përhershme të zgjedhura për mandate dyvjeçare.

Pesë nga anëtaret jo të përhershme zgjidhen çdo vit. Në zgjedhjet e zhvilluara sipas shpërndarjes gjeografike, dy mandate i ndahen Grupit Afrikan, një Grupit Azi-Paqësor, një Grupit të Amerikës Latine dhe Karaibeve, dhe një Grupit të Evropës Lindore.

Kandidatët duhet të marrin dy të tretat e votave, që korrespondon me 129 vota nga Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d