Këta janë personat që dyshohet se u rrahën nga Noizy dhe grupi i tij mbrëmë në Pejë

 

 

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.


Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje brutale në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dy grupe u përfshinë në një rrahje që motivet ende nuk dihen.

Siç merr vesh gazeta, thuhet se bëhet fjalë për grupin e reperit, Noizy të jetë i përfshirë me disa persona të tjerë në këtë rrahje.

Sipas burimeve të Sinjalit dy persona dyshohet se janë sulmuar nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri dhe mjete të tjera të rënda.

Gazeta merr vesh se personat e sulmuar nga grupi i reperit janë Muhamet Iseni – (tiktoker i njohur si Medi) dhe Bekim Hardergjonaj.

Viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri në këto çaste nuk ka ndonjë informacion zyrtare për rastin.

Gazeta do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga kjo ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d