Pas medaljes së parë olimpike në “Parisi 2024” të fituar nga Distria Krasniqi, sot Kosova shpreson në medalje të reja, pikërisht në sportin e xhudos.
Vëlla e motër, Akil e Nora Gjakova që ishin edhe bartës të flamurit olimpik, do të përfaqësojnë Kosovën, Kampionja olimpike, Nora Gjakova në raundin e parë të kategorisë deri 57 kg do të përballet me xhudisten nga mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Në kategorinë e meshkujve deri 73 kg, Akil Gjakova për kundërshtar në raundin e parë do ta ketë brazilianin, Daniel Cargnin.
Meçet e ditës së sotme në xhudo do të fillojnë nga ora 10:00./