Këta janë banorët e arrestuar pas përleshjes me Policinë në Klinë, prokurori urdhëron ndalimin e tyre

 

 

Disa nga banorët e fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të Klinës që protestuan të hënën për ta kundërshtuar fillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës Kijevë-Dollc, kanë përfunduar në prangat e Policisë. Përplasja e tyre me zyrtarët policorë erdhi si rezultat i shpërfilljes së urdhrave nga policët që po mbikëqyrnin protestën, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Tre prej tyre janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, pasi intervenuan disa njësi policore për ta vënë situatën nën kontroll.

Personat që u dërguan në mbajtje janë Besnik Kastrati, Rabip Morina dhe Zaik Saliaj.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndryshe, edhe javën e kaluar, banorët me protestë kanë kundërshtuar fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”, ngjarje në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d