Këta janë 10 lojtarët më të vlefshëm në botë, katër prej tyre me shifër të njëjtë

 

 

Uebsajti i specializuar për vlerësimin e futbollistëve “TransferMarkt”, ka publikuar një listë, në të cilën përfshihen lojtarët më të vlefshëm në vitin 2024.

Në këtë listë prej 10 lojtarëve, katër të parët kanë shifrën e njëjtë. Listës i prijnë Jude Bellingham, Erling Haaland, Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe, më të katërtit që kanë vlerën prej 180 milionë eurove.  I pesti në listë është senzacioni i Manchester Cityt, anglezi Phil Foden, i cili kap shifrën e 150 milionë eurove.

E, bashkëkombasi i tij, Bukayo Saka renditet i gjashti me një shifër prej 140 milionë eurove.

Vendin e shtatë dhe të tetë i zënë dyshja gjermane, Florian Wirtz dhe Jamal Musiala, që po ashtu kanë vlerën në treg me një numër treshifror.

I nënti në listë është Federico Valverde, ‘pitbulli’ i Real Madridit, që në treg vlerësohet me 120 milionë euro.

Me shifër të njëjtë në vendin e 10-të është transferimi 100-milionësh i Arsenalit, Declan Rice.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d