Japonia u godit nga një tërmet me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter në ditën e Vitit të Ri, ndërsa dëmet dhe viktimat ende po llogariten. Sipas informacioneve të fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 48.
Të martën, një tjetër tërmet me magnitudë 5 goditi zonën Ishikawa. Agjencia Meteorologjike Japoneze paralajmëroi se mund të ketë goditje të tjera të forta në ditët në vijim.
Pas një tërmeti të fortë që goditi Japoninë, filloi të qarkullojë në rrjetet sociale një video e incizuar një muaj më parë, kur tërmeti tronditi shtratin e detit indonezian.
Magnituda e saj ishte 7.2 ballë dhe në video mund të shihni se çfarë është regjistruar nga një grup zhytësish.