Kështu duket Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë e cila hapet së shpejti – VIDEO

 

 

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka publikuar në rrjetet sociale një video nga aeroporti i NATO në Kuçovë i cili pritet të përurohet më datë 4 mars.

Në postimin e ministrit shkruhet mes të tjerash se kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës

“Edhe pak ditë nga përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s. Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, shkruan Peleshi.

Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Rama dhe sekretarit Anthony Bliken, gjatë vizitës që zyrtari i lartë amerikan zhvilloi në Tiranë.

Shefi diplomacisë amerikane zbuloi se kjo bazë do të ketë ndihmën e të gjithë vendeve partnere në NATO për pajisjen e saj me teknologjinë më të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d