Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm nga puna ndaj profesorit të UP’së, Xhevat Krasniqi.
Sipas vendimit, ndaj Krasniqit është kërkuar referimi i pretendimit për ngacmim seksual në organet përkatëse të hetuesisë.
“Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës ka rekomanduar marrjen e mases për pezullimin e përkohshëm nga puna të Prof. Dr. Xhevat Krasnitit dhe është kërkuar referimi i pretendimit për ngacmim seksual në organet përkatëse të hetuesisë të Republikës së Kosovës sipas kornizës normative përkatëse”.
Tutje thuhet se Këshilli i Etikës rikujton se denoncimi i paraqitur ndaj Xhevat Krasniqit lidhet me dy segmente: Mosvlerësim dhe Ngacmim Seksual.
II. Këshilli i Etikes do te rifilloje me automatizëm dhe sipas detyrës zyrtare procedurën disiplinore kundër Prof. Dr. Xhevat Krasnitit pas përfundimit te veprimeve hetuese të organeve kompetente shtetërore lidhur me pretendimet për ngacmim seksual. Këshilli i Etikes nuk ka as kompetencën ligjore dhe as kapacitetin e ekspertizën e duhur për te zhvilluar hetime dhe bere gjetje hetimore për vepra te karakterit penal. Deri ne këte fazë, Këshilli i Etikes ka ndërmarre te gjitha veprimet procedurale dhe ka trajtuar të gjitha faktet dhe provat ne dispozicion, perfshirë pretendimet per ngacmim seksual, si dhe vlerësimet e studenteve ne vitet e fundit per përformancën e profesorit Krasniqi ne Fakultetin e Mjekësise dhe Fakultetin e Edukimit, sic paraqiten në detaje në pjesën e përshkrimit te fakteve. Në këtë kuptim, Këshilli i Etikës rikujton qe denoncimi i paraqitur lidhet me dy segmente: (I) mosvlerësimin dhe (2) ngacmimin seksual.