Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është duke i mbajtur punimet sesioni i tretë parlamentar.
Në këto punime po merr pjesë edhe një delegacion nga Kosova.
Deputeti Enis Kervan, gjatë mbledhjes së AP-së, ka falënderuar mbështetjen dhe kontributin e këtij institucioni, karshi Kosovës.
Ai pyeti Komitetin e Ministrave se kur planifikon ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e plotë e KiE-së, marrë parasysh që me 82 për qind të votave u votua pro anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.
“Fatkeqësisht, rekomandimi i PACE nuk u trajtua në ministrorin e fundit. A do të ketë një ministror të jashtëzakonshëm të thirrur këtë vit për të trajtuar këtë temë? Ne jemi duke u angazhuar në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut, por kjo është një çështje e veçantë që nuk është ekskluzivisht në dorën e Kosovës” tha mes të tjerash deputeti Kervan.