Kërkoi ekstradimin e tij në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së padit ministrin e Drejtësisë në Shqipëri

 

 

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj ka depozituar në SPAK kallëzim penal për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për shpërdorim detyre. Goxhaj pretendon se ministri Manja ka shkelur ligjin duke kërkuar ekstradimin e tij në gjykatën e Hagës, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas tij Ulsi Manja në detyrën e ministrit jo vetëm që pranon një letër porosi pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj, por pavarësisht eksperiencës së tij të mëparshme ligjore si prokuror i Prokurorisë së Shtetit, pranon një kërkesë për ekstradim drejt Holandës, siç thuhet, i vetëdijshëm që shteti shqiptar nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi me këtë shtet Holandës.

Dritan Goxhaj ka kërkuar që SPAK të nisë hetime ndaj ministrit Manja për akuzën “shpërdorim detyre”./PrishtinaSot./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d