Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Gjakovës i arrestuar për korrupsion

 

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë ndaj zyrtarit komunal të Gjakovës, Qazim Ibrahimi, për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimet për marrje ryshfeti. Sinjali raportoi ekskluzivisht të mërkurën për arrestimin e tij, pas aksionit të Krimeve Ekonomike.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se “ekziston dyshimi i bazuar se me dt.21.08.2024, në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e zyrtarit të Zyrës së Gjendjes Civile në Gjakovë, Zyra Ponoshec, me qëllim që t`i sjellë vetit përfitim pasuror të kundërligjshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar qytetarit – të dëmtuarit, shumën e parave prej 170€ për gjenerimin  e numrit personal në sistemin elektronik të ARC-së, për bashkëshorten e tij.”

Me këto veprime, Ibrahimi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d