Kërkohet masa e paraburgimit për mjekun Vojvoda i cili dyshohet se e sulmoi seksualisht pacienten në Vushtrri

 

 

Gazeta raportoi dje ekskluzivisht për arrestimin e mjekut Avdullah Vojvoda, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1 në Vushtrri, i cili ka përfunduar në ndalim policor për veprën penale “Sulm seksual”. Viktima që e denoncoi rastin është një paciente, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, të dielën në mbrëmje.

Për të njëjtin Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë kërkesë që t’i caktohet masa e paraburgimit.Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Ai ka njoftuar se kërkesën për masën e sigurisë kundër mjekut Vojvoda e kanë bërë, por se ende nuk dihet vendimi i Gjykatës për çështjen në fjalë.

Si ndodhi rasti?

Bazuar në informacionet e para, pacientja e ka denoncuar mjekun për sulm seksual, rast ky që dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 gushtit.

Burimet kanë bërë me dije se sipas viktimës, teksa mjeku ka qenë duke e kontrolluar, ia ka larguar bluzën që e kishte pasur të veshur për ta vazhduar më tutje kontrollin dhe aty dyshohet se i ndodhi e papritura.

Pacientja 28-vjeçare po pretendon se mjeku ka filluar me prekje në gjoks, derisa ajo u detyrua që ta ndalë dhe të largohej.

Denoncimi i saj i ka vënë në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë, me ç’rast gjatë ditës së djeshme janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pasi është siguruar prezenca e mjekut të dyshuar, i njëjti është intervistuar dhe ka dhënë versionin e tij të rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d