Kërcënoi gjyqtaren pasi e kishte dënuar për një rast më herët, arrestohet një person

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi përmes rrjeteve sociale ka kanosur gjyqtaren që e kishte dënuar më herët për një rast tjetër.

Sipas policisë i dyshuari është A.D dhe është dërguar për ndalim policor për 48 orë.

“Sektorit i Hetimeve Rajonale në Prizren, pas pranimit të informatës për një  rast” të veprës penale  ,,KANOSJE”, reagimi policor ka qenë i menjëhershëm nga ana e hetuesve policor lidhur me rastin ku  sot me 07.02.2024, kanë arritur ta lokalizojnë vendndodhjen dhe të arrestojnë të dyshuarin:

A D viti i lindjes 1976 m/sh/k , i cili e nëpërmes rrjeteve sociale kishte kanosur gjyqtaren. I njëjti është shoqëruar në Sektorin e  Hetimeve Rajonale në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i njëjti ka pranuar se ka kanos gjyqtaren nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër. Të gjitha këto veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin kujdestar”, thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d