Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe vëllain, raporton ekskluzivisht Gazeta Prishtina Sot.
Siç merr vesh gazeta, rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selimi, në pikë të mëngjesit e raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.Denoncimi i këngëtares e aktivizoi Policinë, por siç raportoi sot Sinjali, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.
Dyshime për dhunë edhe nga vëllai, Agron Selimi.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se këngëtarja Selimi ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate.Teuta Selimi e ka raportuar këtë herë vëllanë e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje.
Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.