Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer?

Këngëtarja e njohur amerikane, Halsey, njoftoi dje se ka qenë duke u përballur me sëmundje kronike, për një kohë të gjatë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Halsey njoftoi mbi gjendjen e saj shëndetësore, duke arsyetuar kështu edhe mungesën e saj në skenë, shkruan Indeksonline.

Ajo nuk konfirmoi se me çfarë sëmundje është diagnostikuar, por që në postim ka etiketuar institutin që bën kërkime shkencore mbi sëmundjen “lupus” e cila sulmon organet dhe sistemin autoimun, si dhe institutin që bën kërkime dhe donacione për leukeminë.

“Thënë me pak fjalë, jam me fat se jam gjallë. Thënë me shumë fjalë, kam shkruar një album” shkroi Halsey.

Në postimet e bëra, Halsey shfaqet pa flokë, duke marrë terapi në spital, duke pirë medikamente dhe duke u kujdesur për veten.

Vihet re se ajo ka humbur shumë kilogramë, ndërkaq në një tjetër video, në kokën e saj tullace janë një palë dëgjuese teksa në duar mban kitarë.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ka qenë e sëmurë.

Në vitin 2022, Halsey bëri të ditur se pasi lindi për herë të parë ka pasur probleme serioze shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d