KEDS-i në teren: Kërkojmë mirëkuptim, po i menjanojmë problemet pas reshjeve të shiut

 

 

Pas reshjeve të shumta shiu në disa vende të Kosovës, ka pasur edhe probleme me energjinë elektrike.

Por, KEDS-i përmes rrjeteve sociale ka thënë se tashmë janë në teren dhe po i menjanojnë problemet që ka në disa vende, por duhet mirëkuptimi i qytetarëve, shkruan Indeksonline

“Reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditën e sotme kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet.

“Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra, e shkarkime atmosferike vende-vende edhe me breshër, kanë bërë që disa Lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

“Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa Dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, shkruhet në njofitmin e KEDS-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d