​Kapet hajni “serik” në Ferizaj, dyshohet për 12 vjedhje

 

 

Policia e stacionit në Ferizaj, më 11 maj rreth orës 17:30, ka pranuar një informatë se në rrugën ” Enver Topalli” ishte një rast i vjedhjes së motoçikletës.

Hetuesit policorë, pas një pune intensive, kanë identifikuar të dyshuarin H.B. (36), i cili dyshohet se përveç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje të tjera në Ferizaj, kryesisht goma dhe bandazhe të rrotave për makina.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka kryer vjedhjet.

Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d