Kapen në flagrancë: Arrestohen tre persona, kërkonin para për Nezir Mehmetajn

 

 

Tre shtetas të Serbisë, me prejardhje nga Presheva, janë arrestuar të martën në Klinë.

Ata dyshohet se kanë kërkuar mijëra euro nga një organizatë me arsyetimin se do të ndihmonin Nezir Mehmetajn, i cili është në paraburgim në Serbi.

Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës nga vëllai i Nezir Mehmetajt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor në Klinë, me datë 13. 02. 2024, rreth orës 08:30 është njoftuar nga ankuesi i cili ka paraqitur rastin qe kishte te bënte me vepër penale Mashtrim, me ç’rast disa persona ne emër të vëllait të ankuesit kanë pasur për qellim për të pranuar një shumë të hollave nga një anëtarë i një Organizate humanitare me seli në Zvicër, të cilët me herët kishin grumbulluar një shumë të parave për ta ndihmuar vëllain e ankuesit i cili është i burgosur në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, të arrestuarit janë tre shtetas të Serbisë. Ata janë kapur në flagrancë në një lokal në Klinë.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve me të pranuar informatën në koordinim të ngushtë me Prokurorin e shtetit, të mbështetur nga njësitet tjera policore kanë ndërmarra veprime hetimore dhe kanë arritur që në një lokal në Klinë të arrestojnë në flagrancë tre persona të dyshuar shtetas të Republikës së Serbisë”, tha Policia.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të Prokurorit shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d