Kaos në Kuvendin e Shqipërisë

 

 

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë nuk filloi si duhej, deputetët opozitarë bllokuan punimet ende pa filluar seanca. Deputetët demokratë u përplasën me sigurimin e kuvendit, pasi këta të fundit i ndaluan që të bllokonin foltoren me karrige.

Në këtë përplasje nuk munguan edhe ofendimet deputeti demokrat Bledion Nallbani i ofendoi sigurimin e kuvendit.

Por situate edhe më shumë u tensionua ku deputeti Ervin Salianji hipi mbi tavolinë dhe deshi të hidhte karriget nga lart duke thënë “do ta shihni dhe ju dhe këta, legena”. Kujtojmë se një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar.

Në parlamentin shqiptar është përcaktuar në rendin e ditës që të kalojë nen për nen dhe në tërësi projektligji për buxhetin e shtetit./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d