Kanosja dhe të shtënat me armë: Këta janë llapjani dhe nipi i vet që u kapën dhe përfunduan në pranga

 

 

Konfliktet në familjet kosovare jo rrallëherë përfundojnë me kanosje serioze që eskalojnë edhe në përleshje fizike e përdorim të armëve. Për pasojë, familjarët futen në telashe dhe nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Kështu ka ndodhur edhe të dielën, në fshatin Kërpimeh në Podujevë, ku dy familjarë u arrestuan dhe përfunduan në mbajtje. Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një 52-vjeçar dhe një 20-vjeçar, xhaxhai me nipin, të cilët dyshohen se u kapën mes vete pas një konflikti që lidhet për një arë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë Kastriot Kastrati dhe djali i vëllait të tij, Fatlumi.

I riu Fatlum Kastrati u arrestua nën dyshimet se e ka kërcënuar axhën me armën që e mbante ilegalisht dhe më pas ka shtënë në ajër, ndërsa i dyshuari tjetër vetëm për armëmbajtje pa leje.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije sherri mes tyre plasi për një arë dhe më pas eskaloi.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe masën e ndalimit policor ndaj dy të dyshuarve.

Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d