Kanosi një grua, policia jep detaje për arrestimin e mjekut të QKUK-së

 

 

Gazeta online Reporteri raportoi dje për arrestimin e Betim Morinës, mjek në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.

I njëjti është  është arrestuar për një rast të kanosjes.

Arrestimi i tij është konfirmuar sot përmes raportit 24 orësh të policisë. Sipas njoftimit të policisë, mjeku i QKUK-së dyshohet se ka kanosur një grua përmes telefonit. Sipas policisë, ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, por ka kërkuar tretman mjekësor dhe është transferuar në QKUK dhe ndodhet aty nën përkujdesjen e policisë.

“Prishtinë 11.04.2024-11:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti përmes telefonit ka kanosur viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim te te cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje. I dyshuari ka kërkuar tretman mjekësor dhe është transferuar në QKUK, ku pas ekzaminimeve mjekësore i njëjti është pranuar për kurim te mëtutjeshëm dhe është nën përkujdesje policore deri në vendimin e ardhshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Por, kjo nuk është herë e parë që Morina përfshihet në incidente në vendin e punës.

Një rast të ngjashëm, Morina e kishte pasur edhe në tetor të vitit të kaluar.

Morina ishte arrestuar pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore kolegut të tij, Idriz Merovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d