Një person është shoqëruar për në stacionin policor në Zubin Potok, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kanosur zyrtarin policor në detyrë.
Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar në Bërnjak.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin 24 orësh.