Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit janë mbajtur protesta në dy lokacione në Mitrovicën Veriore, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
PK’ja ka bërë të ditur edhe se protestat kanë qenë të paralajmëruara.
Po ashtu, nga policia ka deklaruar se protestat kanë përfunduar rreth orës 08:45, dhe se të njëjtat kanë përfunduar të qeta.
Komunikata e plotë:
Angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë
Prishtinë, më 02 shtator 2024
Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara se në dy lokacione në Mitrovicë veri, do të mbahen protesta sot (02.09.2024) në orët e hershme të mëngjesit, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave.
Policia e Kosovës, edhe pse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente.
Rreth orës 08:45 protestat kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore.