Bashkia e Himarës tashmë ka një kryetar të ri.
Vangjel Tavo është shpallur fitues i bashkisë me 1447 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria.
Deri në orët e fundit ku ka mbaruar edhe numërimi, Tavo ka qenë i shoqëruar nga Blendi Klosi, ndërsa Gjikuria i cili pasi pa rezultatin se po humbiste u largua dhe nuk qëndroi deri në fund për të pritur verdiktin që i dha fitoren rivalit të tij socialist.
Tavo fitoi dhe bastin politik ku ishte shprehur se do të fitonte me 1000 vota plus duke sfiduar rivalin e tij të opozitës.