Deri në vitin e kaluar, Luan Dalipi, i cili është shef i kabinetit të kryeminsitrit, Albion Kurti ka marr pagë nga kompania të cilën ka qenë edhe themelues i saj“ Manag&Development Assiciates LLC”. Kjo kompani ka dal fitues në një tender të organizuar nga Komuna e Prishtinës.
“Manag&Development Assiciates LLC”; me nenkontraktor “ABKONS” ka dal fitues e tenderit “Shërbime këshilluese për planifikim, promovim dhe funksionalizmit të parkut industrial në Prishtinë. Çmimi i ofertës ka qenë fiks 389, 754.00 euro, ose 40 mijë euro se oferta tjetër e përgjegjshme e “Instituti i Shkencës dhe i Teknologjisë Insi” më çmim prej 349, 890.00 euro.
Për kundër këtij fakti, komuna ka vendosur që të shpërblej më kontratë kompaninë në të cilën deri në vitin e kaluar kishte marr pagë edhe Luan Dalipi.
Arsyeja pse komuna ka menduar të shpërblej më kontratë një ofertë më çmim më të shtrenjtë, është proceduar më tenderin ekonomikisht më i favorshëm që është bërë me ‘poentim’. Është vlerësuar çmimi plus ana teknike e ofertës. Çmimi është vlerësuar më 20 pikë. Por, është shumë dyshuese rezultati pas mbledhjes së pikëve i cili ka dal, sepse oferta e MDA që ka qenë më çmim më të lartë ka marr 85, 84 pikë, ndërsa oferta tjetër 85, 33 pikë. Pra bëhet fjalë për 0, 49 pikë më pak. Në diferencë kaq e ngushtë rrallë se shihet në prokurimet publike me poentim, ku dallimin e bënë një gjysme pike, dhe në këtë diferencë mbetët të shihet se si është bërë vlerësimi i anës teknike, sepse jo rrallë herë manipulimet ndodhin bash te ky lloj i vlerësimit.
Mbetet të shihte nëse “Instituti i Shkencës dhe i Teknologjisë Insi” do të bëjë kërkesë për rishqyrtim (ankesë) në këtë rast. Por, gjasat mund të jenë të vogla për këtë, pasi kompani e njëjtë është rekomanduar nga Komuna e Prishtinës për kontratë, në ditën e njëjtë (sot) për një tjetër tender. Bëhet fjalë për tenderin “Masterplani per rigjenerimin e lagjes Kolovicë-Ritender”. Çmim i i kompanisë fituese është 169, 000.00 euro.
Nga ana tjetër, lidhur më tenderin “Shërbime këshilluese për planifikim, promovim dhe funksionalizim të parkut industrial në Prishtinë”, këtu Komuna dëshiron të angazhojë një kompani konsorcium këshillues, i cili do t’i ofroje shërbime këshilluese komunës përmes profesionisteve te fushave specifike, për themelimin, promovimin, digjitalizimin dhe funksionalizimin e Parkut Industrial me qellim te joshjes se investimeve te huaja direkte.
Shefi i Stafit në Zyrën e Kryeministrit, Luan Dalipi, gjatë vitit 2021 krahas detyrave në Qeveri, kreu punë edhe tek një biznes privat. Fiks 6 mijë euro janë të hyrat vjetore që ka realizuar Dalipi si konsulent, në kompaninë Management Development Associates (MDA) në Prishtinë.
Këto të hyra, Dalipi i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit me rastin e deklarimit të pasurisë, mirëpo ai nuk i ka treguar punët që ka kryer gjatë kësaj kohe në MDA dhe projektet për të cilat ka qenë i angazhuar.
Edhe në vitin e kaluar ka deklaruar që ka punuar si konsulent në këtë kompani, ndërsa në këtë vit nuk ka bërë një deklarim të tillë. /Prishtina Sot/