Kamberi: Sikur me kosovarët në Serbi po ndodhë edhe te ‘Dheu i Bardhë’ – Mirë se vini në vitet 90-ta

 

 

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi ka reaguar pas bllokadës së kosovarëve nga Serbia, ku pamjet nga atje i ka konsideruar sikur të viteve 90-ta, derisa ka njoftuar se e njëjta situatë po ndodh edhe në pikën kufitare ‘ Dheu i Bardhë’.

Ai ka shkruar se Serbia ka filluar me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi që Parlamenti Evropian, ka rekomanduar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Këto masa represive që po ndërmerren ndaj civilëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, vijnë menjëherë pas vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian dhe kërcënimeve të para disa ditëve të presidentit serb Vuçiq për “procesimin e gjithë atyre që cenojnë rendin kushtetues”, thotë Kamberit.

“Të rinjtë shqiptarë nga Bujanoci, po ndalen sot, në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” duke u mbajtur me orë dhe vonuar n këtë pikëkalim. Kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shqiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë.
Serbia, sot, po e shkelë brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cenon rëndë të drejtën fundamentale të njeriut “qarkullimin e lirë”
, ka shtuar ai në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d