Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht pasi ka shqiptuar një masë dënimi ndaj një personi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e para të mëngjesit në Kaçanik është shoqëruar në stacionin policor një person i cili dyshohet se pas shqiptimit të gjobës, kishte kapur për këmishe dhe e kishte shtyrë zyrtarin policor.
Derisa sipas njofitmit të Policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.