Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre. Për rastin ka folur vëllai i viktimës, Gjyljeta Ukella. Ai tha se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.
Sipas tij, Edmond Lajqi ka pasur probleme edhe me lëndët narkotike.
“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai për Insajderin.
Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli tha se një vrasje makabre ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, derisa foli para mediave pas ekzaminimeve të kryera në vendin ku u vra sot Gjyljeta Ukella.
Ukella u ekzekutua në banesën e saj nga bashkëshorti Edmond Lajqi.
Çifti jetonin bashkë në banesën ku u krye krimi dhe kishin tre fëmijë.