Në Bruksel ka filluar takimi i të dërguarit special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e zgjidhjes për shkak të vendimit të BQK-së për heqjen nga përdorimi i dinarit të Serbisë në Kosovë.
Takimet me të dyja palët kësaj radhe nuk janë mbajtur, por menjëherë ka nisur takimi trepalësh.
Ky është raundi i gjashtë i dialogut. Delegacionin e Kosovës e udhëheqë kryenegociatori Besnik Bislimi ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq./Prishtina Sot/