Ka filluar takimi i Lajçakut me Petkoviqin

 

 

Në Bruksel ka filluar takimi midis të dërguarit të posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviq raporton Danas.

Kjo është hera e katërt brenda pak më shumë se një muaji që në Bruksel zhvillohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, për rregulloren e BQK-së në lidhje me heqjen e dinarit nga përdorimi në Kosovë.

Delegacioni i Kosovës në Bruksel udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kohëve të fundit ka deklaruar se shpreson se mosmarrëveshjet e mbetura do të tejkalohen gjatë bisedimeve të sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d