Joseph tregon mesazhet që mund t’ua ketë përcjellë shefi i CIA-s Kurtit dhe Vuçiqit

 

 

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, ka folur për vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, në Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, duke thënë se kjo vizitë “është shqetësimi i vazhdueshëm i administratës Biden për Ballkanin”. 

Ai gjithashtu ka folur për mesazhet që mund t’ia ketë përcjellë Burns, kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

“Unë mendoj se ajo që Burns i ka thënë Kurtit, është mesazhi që ka dhënë edhe ambasadori Hovenier për të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe për të mos destabilizuar rajonin. Si drejtor i CIA-s, Burns mund të ketë kërkuar edhe rritjen e ndërgjegjësimit për aktivitetet dhe interesimin e Rusisë në rajon”, thotë Joseph, në intervistë për REL.

Ndërsa për takimin e shefi të CIA-s me Vuçqin, Joseph, tha se “besoj që edhe në Beograd, Burns ka pasur një takim të hapur me Vuçiqin, ku me terma të qartë ia ka bërë të ditur se ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, e dimë se cili ka qenë roli juaj president Vuçiq dhe i dimë aktivitetet e figurave të tjera në Qeverinë tuaj. Pra, e dimë se çfarë ka bërë Qeveria juaj për të destabilizuar situatën dhe ne presim që t’i ndaloni ato veprime”.

“Shikojeni fotografinë që është publikuar. Keni parë Burnsin të ulur pranë kryeministrit [të Kosovës, Albin] Kurti. Në të djathtë të Burnsit ka qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke marrë shënime”

Në anën tjetër, sipas Joseph, Kurti mund t’i ketë bërë presion Burnsit për pozicionin e SHBA-së ndaj Vuçiqit dhe për rastin e sulmit në Banjskë.

“Sepse, Burns është personi ideal për t’u pyetur në lidhje me Banjskën, çfarë ka ditur Vuçiq dhe cili ka qenë roli i tij. Ky mund të ketë qenë një moment ideal për ta ngritur këtë çështje. Nuk e di nëse Kurti e ka bërë këtë, por shefi i CIA-s është personi ideal”.

Joseph beson që edhe në Beograd, Burns ka pasur një takim të hapur me Vuçiqin, ku me terma të qartë ia ka bërë të ditur se ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, e dimë se cili ka qenë roli juaj president Vuçiq dhe i dimë aktivitetet e figurave të tjera në Qeverinë tuaj.

“Pra, e dimë se çfarë ka bërë Qeveria juaj për të destabilizuar situatën dhe ne presim që t’i ndaloni ato veprime. Unë shpresoj që Burns ta ketë thënë këtë në Beograd, por, sigurisht, ato janë takime konfidenciale dhe nuk e di”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d