Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington ka bërë një reagim në “X” pasi ambasadat e shteteve të QUINT-it, Zyra e Bashkimit Europian dhe OSBE-ja kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj që ta finalizojë shpronësimin e mbi 100 parcelave në komunat veriore të vendit.
Joseph tha se është në interesat strategjike të Kosovës që t’i ndjekë ligjet e veta dhe t’i trajtojë sipas ligjit të gjithë qytetarët e saj.
“A mundet dikush në Kosovë të mbrojë parimin e thjeshtë se është në interesat strategjike të Kosovës të ndjekë ligjet e Kosovës dhe të trajtojë të gjithë qytetarët e Kosovës – përfshirë serbët e Kosovës sipas ligjit?”, shkroi Joseph.
![](https://i0.wp.com/sinjali.com/wp-content/uploads/2024/06/jjj.png?resize=594%2C706&ssl=1)