Jo vetëm Juventus, në garë për Zhegrovën edhe gjiganti tjetër italian

 

 

Pas raportimeve për interesimin e skuadrës së Juventusit lidhur me transferimin e Edon Zhegrovës, në garë për sulmesin kosovar është futur edhe Napoli.

Të paktën kështu ka raportuar sot gazetari i njohur italian, i njohur ndryshe edhe si ekspert i transferimeve, Nico Schira. Sipas tij, Zhegrova është duke u monitoruar nga Juventus dhe Napoli.

Zhegrova është duke kaluar formën e tij më të mirë te Lille dhe duket se pas përfundimit të këtij edicioni ai do të largohet nga kampionati francez.

Në 27 paraqitjet e tij këtë sezon ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar pesë asistime. Vlera e tij në treg sillet rreth 15 milionë euro./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d