Jeta luksoze e të dyshuarve për fajde

 

 

Dy persona përfunduan në pranga dhe dy të tjerë në kërkim në një aksion të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për ‘fajde dhe detyrim’.

Babë dhe bir, Mefail dhe Edonis Shkodra u arrestuan, derisa dy vëllezërit Rexhepi, njëri nga ta i njohur si Albert Malisheva, janë duke u kërkuar.Ky aksion është zhvilluar në rajonin e Gjilanit.

Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro.

Jeta luksoze e tyre

Mjafton t’i shohësh në rrjetet sociale, për ta parë luksin në të cilin jetuan të dyshuarit për fajde.

Makina luksoze, ora të shtrenjta, veshje që kushtojnë mijëra euro, ari nëpër trup dhe çkajo tjetër ekspozoheshin nga ana e këtyre katër personave.

Mefail Shkodra dhe djali i tij, Edonis Shkodra merakli të mëdhenj të veturave që kushtojnë qindra mijëra euro.

Përveç kësaj, orët që mbanin në duar vetëm njëra nga to kushton hiç më pak se 1 mijë euro.

Babë e bir pas arrestimit u ndaluan me urdhër të Prokurorit për 48 orë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d