Jep dorëheqje kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini

 

 

Ka dhënë dorëheqje Besnik Boletini, kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Boletini ka njoftuar sot se të martën mbajti mbledhjen e fundit si kryetar i Bordit të RTK-së.

“Mbrëmë ishte mbledhja e fundit në krye të Bordit të RTK-së. Një dyvjeçar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka thënë Boletini në një shkrim në Facebook.

Boletini përmendi disa punë të mira të cilat tha se janë realizuar gjatë dy viteve të tij në krye të Bordit të Transmetuesit Publik.

“Transmetuesin publik e gjetëm në gjendje të keqe, por tashmë është ngritur në këmbë, është më i lirë, më profesional dhe po forcohet. Mbetet edhe shumë për t’u bërë”, tha ai.

Ai tha se “për gjatë këtyre viteve, korrupsioni në RTK ka qenë zero”.

Në shtator të këtij viti, Sindikata e Pavarur e RTK-së kishte kërkuar dorëheqjen e Boletinit pas deklaratës së tij se ai merr informacione se në mediumin publik “punëtorët vijnë me pizhame e miniqa”.

Sindikata e Pavarur e RTK-së e kishte konsideruar fyerje një deklaratë të tillë të Boletinit. /PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d