Drejtori i Financave në komunën e Pejës, Jeton Abazaj, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post, e po ashtu i ka ndarë edhe rrugët me LDK-në, që udhëheqë në këtë komunë, raporton Prishtina Sot
Abazaj e ka akuzuar po ashtu LDK-në se nuk po ju jep hapësirë njerëzve që ka, duke e listuar si një ndër arsyet për marrjen e këtij vendimi.
“Po ju jap vetëm dy prej shumë arsyeve: 1. Më shumë e dua qytetin se sa pushtetin, andaj më mirë është të mbahem mend si djalë i qytetit, se sa si servil i pushtetit! 2. Në një vend ku nuk ta dinë vlerën sa më shpejtë hape derën! Këtij pushteti nuk i kam kërkuar as favore personale e as te mira materiale, thjeshtë kam kërkuar vlerësim e dinjitet, njerëzit largohen atëherë kur tentohet me ju shkel dinjiteti, njëjtë po veproj edhe unë!.
Po ashtu nga sot ndahet edhe rruga e ime me LDK-në, ata vazhdojnë “Rrugën e re” me formacione të vjetra, e unë vazhdoj rrugën time me ide të reja. Asnjë obligim ndaj LDK-së e as askujt tjetër nuk e kam. LDK vazhdimisht deklaron se partitë tjera nuk kane njerëz, e këndej nuk u lejon hapësirë njerëzve që ka, se kush ka hapësirë në LDK ju tregoj më vonë!”, ka shkruar ai.