”Jemi të trishtuar”/ Ancelotti flet për lëndimin e rëndë të Dani Carvajal dhe Viniciusit

 

 

Futbollisti i Real Madridit, Dani Carvajal, ka pësuar një lëndim të rëndë, mbrëmë në fitoren 2-0 ndaj Villarealit.

Mbrojtësi spanjoll u largua nga fusha mes lotësh, pas lëndimit të gjurit të djathtë, në fundin e ndeshjes.Pas ndeshjes, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti tha se janë të trishtuar për lëndimin e Carvajal.

“Të gjithë jemi shumë të trishtuar për Dani, ai është një lojtar kyç për ne… dhe presim rezultatet përfundimtare të testeve”, ka deklaruar Ancelotti.

Tekniku italian ka folur edhe për Viniciusin, i cili kishte probleme me shpinë dhe u largua nga loja para kohe.

”Vinicius Jr ka dhimbje dhe do t’i nënshtrohet testeve në orët e ardhshme. I është bllokuar qafa, ka pësuar një problem dhe kjo është diçka që duhet ta kontrollojmë me stafin mjekësor.”, ka njoftuar ai./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d