Ja me çka merrej Valon Aliu, i dyshuari për vrasjen e ish- gruas në Ferizaj

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komunen e Ferizajt. Një grua është vrarë, e një i mitur është plagosur në Ferizaj. Krimi ndodhi pasditen e së premtes, brenda objektit të Qendrës për Punë Sociale.

I dyshuari Valon Aliu me profesion ishte frizer tash e sa vite, transmeton Prishtina Sot

Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, thotë se po dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

Ai po ashtu ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit.

Edhe policia në Ferizaj ka konfirmuar vrasje. Policia po ashtu ka njoftuar edhe për plagosjen e një tjetër personi.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d