Drejtori i spitalit të vetëm operativ në veri të Gazës, Hussam Abu Safiya, tha të martën se ushtria izraelite i ka dhënë urdhër që të evakuohen brenda 24 orëve.
“Ushtria më foli drejtpërdrejt me gjuhë kërcënuese se nesër të gjithë pacientët do të dëbohen me forcë nga spitali Kamal Adwan… ose përndryshe do ta rrezikonim jetën tonë”, tha Safiya.
Spitali Kamal Adwan është midis Beit Lahiya dhe Jabalya, dy zona veriore të Gazës që Izraeli u ka thënë banorëve të evakuojnë përpara operacioneve ajrore dhe tokësore.
“Ajo që po ndodh është zhvendosje arbitrare dhe e qartë e banorëve nga Gaza veriore”, tha Safiya për CNN.
Stafi në Kamal Adwan tashmë kishte transferuar disa pacientë në spitale të tjera dhe do të përpiqej të evakuonte më shumë për shkak të mungesës së karburantit, tha Safiya.nMegjithatë, ai tha se spitali do të vazhdojë të ofrojë shërbime mjekësore, pasi kaq shumë njerëz ishin ende në nevojë.
“Spitali Kamal Adwan është ende i vetmi spital që operon në veri, kështu që nxjerrja e spitalit jashtë shërbimit do të ishte një fatkeqësi e madhe për njerëzit që kanë nevojë për të”, tha ai.
“Ka ende shumë pacientë në spital dhe ka shumë foshnje dhe fëmijë në njësinë neonatale, kështu që është e vështirë të evakuohen”, tha ai, duke shtuar se pacientët ishin ende duke mbërritur.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza kritikoi Izraelin për urdhrin e evakuimit dhe bëri thirrje që të gjitha institucionet mjekësore të mbrohen.