Izraeli sulmon nga ajri një strehimore të OKB-së në Gaza, raportohet për dhjetëra të vrarë

 

 

Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle nën menaxhimin e OKB-së, e mbushur me qindra persona të zhvendosur, në pjesën qendrore të Gazës ka lënë të vdekur të paktën 27 persona, sipas zyrtarëvve lokalë.

Ushtria izraelite tha se kreu një sulm ndaj një shkolle të OKB-së që brenda vetes kishte një “kompleks të Hamasit”, raporton televizioni BBC.

Gazetarët lokalë i thanë BBC-së se një aeroplan luftarak izraelit shkrepi dy raketa drejt klasave në katin e sipërm të shkollës në kampin e refugjatëve “Nuseirat”.

Zyra mediale e Hamasit e akuzoi Izraelin për kryerjen e një “masakre të tmerrshme”.

Autoambulancat dhe ekipet e shpëtimit i kanë dërguar të lënduarit dhe të vdekurit në një spital të afërt.

Në pamje të publikuara në rrjete sociale shihen klasa të shkatërruara dhe trupa të mbështjellur me qefinë në një morg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d