Ivanka Trump: Mirënjohës Shërbimit Sekret, të dua babi

 

 

Pas atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump, ka ardhur reagimi i vajzës së tij, Ivanka Trump.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Ivanka ka pasur një falënderim për të gjitha reagimet që janë bërë për babanë e saj, si edhe për reagimin e Shërbimit Sekret.

“Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë në Butler, Pensilvani. I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë”, ka shkruar ajo.

FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si sulmuesin e dyshuar të ish-presidentit Donald Trump.

Referuar mediave vendase, Crooks identifikohet si një republikan, teksa mbeten ende mister shkaqet e këtij atentati të mbetur në tentativë.

FBI ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në hetimin për zbardhjen e plotë të këtij sulmi të armatosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d