Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.
”Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024″.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.
Sipas prokurorisë, derisa Naim Murseli me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në makinën e tyre, papritmas del para veturës i dyshuari Granit Plava me masë në kokë dhe revole në dorë ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur ndërsa në veturë ka mbetur tani e ndjera Liridona Murseli.