Italia është përfshirë së fundmi nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.
Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth. Bëhet e ditur se nga përmbytjet janë prekur edhe Ravena Modena, Reggio Emilia dhe shiu e bëri situatën kritike në të gjitha rrugët e Apenineve.
Një veturë në Pianoro u godit nga një valë përmbytjeje, gjë që rezultoi në vdekjen e një 20-vjeçari.
Në bazë të parashikimeve të disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushte të pafavorshme moti i cili parashikon që reshjet të vazhdojnë në Campania, Pulia, Basilicata dhe Kalabria.