“Ishte kënaqësi”, Luan Krasniqi reagon pas fitores së Ardianit

 

 

Ardian Krasniqi ka arritur me sukses ta mbrojë titullin e kampionit të boksit në WBO Intercontinental.

Boksieri nga Juniku e mposhti me nokaut qysh në raundin e parë afrikan Saul Ivan Male,.

Pas kësaj fitore ka reaguar edhe Luan Krasniqi, duke qënë krenar me suksesin e nipit të tij.

“Mbrëmë ishte një event i shkëlqyer për sportdashësit e boksit. Në një atmosferë të mrekullueshme, djemtë tanë shfaqën paraqitje të jashtëzakonshme, duke dominuar kundërshtarët e tyre. Ardiani, edhe kësaj here, vazhdoi me ritmin e tij të fitoreve dhe po ecën me hapa të sigurt në karrierën e tij në boksin profesional. Për mua ishte kënaqësi të takoja miq dhe tifozë që më kanë mbështetur ndër vite.”, ka shkruar Luan Krasniqi.

Ardian Krasniqi nuk di ende për humbje në boksin profesionst, ku ka regjistruar 10 fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d