“Isha shumë keq”, Majlinda rrëfen momentet pas eliminimit nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”: Kisha atak paniku

 

 

Fituesja e parë e një medalje historike për Kosovën, Majlinda Kelmendi në RTK ka treguar emocionet e saja kur ishte eliminuar nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kelmendi ishte mposhtur qysh në ndeshjen e parë dhe këtë e përjetoi shumë rëndë, Në një intervistë për televizionin tonë shtetëror, Kelmendi rrëfen momentet që i përjetoi pas eliminimit nga Lojërat Olimpikë, duke treguar se vuajti nga paniku atak për shumë kohë dhe se ndjehej vërtetë keq.

“Kam qenë te neuropsikiatri, kam fol me psikolog, jam mësu me meditu, më ka ndihmu shumë. As Toni, as familjarët s’e dinin sa keq kam qenë. Jam mbyll hermetikisht, kam mendu që kam shkatërru gjithçka.

“Sa herë që isha në sallë, kish atak paniku, më ka mundu shumë se si nuk e kontrolloja veten, unë që e kam bartë përgjegjësinë me përfaqësu shtetin. Kjo e bënte gjendjen e vështirë. Çdo natë nga ora 23:00, ia fillojke paniku. Kisha mpirje të duarve, i thojsha motrës po du me vdek. Më bike tensioni 60-40, ka zgjat shumë – por s’e dinte askush përveç motrës”, u shpreh Majlinda Kelmendi

Kujtojmë që tani në “Paris 2024”, Kelmendi do të jetë pjesëmarrëse në rolin e trajnerës./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d