Ish ushtari i UÇK-së që varrosi viktimat e Masakrës së Izbicës: Ndjenjë shumë e rëndë, që nga atëherë…

 

 

Ish ushtari i UÇK-së që varrosi viktimat e Masakrës së Izbicës, Arton Hoti, në 25-vjetorin e kësaj masakre, ka dhënë një rrëfim prekës. Hoti u shpreh se ka qenë ndjenjë e rëndë kur i panë gjithë ata të vdekur, teksa shpjegoi se trupat e pajetë i kishte varrosur vetë bashkë me disa të tjerë marsin e vitit 1999.

“Ndër ta ka pasë plak të paralizuar, ka pasë fëmijë. Ka qenë më kujtohet si sot një vajzë Daifna Qelaj e kanë djegë në rimorkio të traktorit për së gjalli, ia kanë hekë nënës prej dore fëmijën 6 muajsh”, shprehet Hoti.

“Ndjenjë shumë e rëndë, dhimbje e rëndë, e që nga atëherë edhe sot 25 vite pas atij rasti unë kur të vij këtu, dëgjoj erë kufomash të njerëzve të pafajshëm që janë vra nga kriminelët serbë”, thotë ai.

E Flamur Sejdiu i cili e ka prindin të vrarë, e ka ende të freskët takimin e fundit me të atin.

“Atë ditë jemi ardhë këtu jemi dal në fushë na kanë qit në fushë na kanë rrethuar na kanë nda një pjesë burrat në anën tjetër gratë edhe fëmija në anën tjetër. Neve na kanë nisë për Shqipëri momentin kur na kanë largu deri 500 m këta i kanë ekzekutuar”, ka thënë ai për Tëvë 1.

Kurse, Gani Rama ka treguar se anëtarët e tij të familjes që janë ekzekutuar, ishin invalidë.

“Vlen të përmendet se burri i motrës, të dytë kanë qenë invalid. Haliti u kon me një këmbë nuk ka pasë asht në këmbë, edhe dhëndri ka qenë i shurdhër nuk ka dëgju fare por se kanë kursye as atë as ata edhe një Hetem Osmani ka qenë me një këmbë të drurit as atë se kanë kursy” , shprehet Rama.

Masakra e Izbicës konsiderohet si një ndër më të mëdhatë që janë kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku u vranë 147 civilë derisa ka ende persona të zhdukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d