Ish-sekretari i NATO-s: Brukseli e ka detyrim të integrojë Kosovën dhe Serbinë në BE

 

 

“Nuk do të komentoj për dërgesat specifike të armëve, por në përgjithësi do të thoja se mendoj se duhet të bëjmë një përpjekje shtesë për të integruar të gjitha vendet e Ballkanit në strukturat euroatlantike”, kështua tha ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Ai e ka bërë këtë deklaraë i pyetur lidhje në kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 raketave të tipit “Javelin”  nga SHBA dhe nëse ky është një sinjal për Beogradin.

“Në veçanti, Bashkimi Evropian ka obligim që të përpiqet të integrojë Serbinë, si dhe Kosovën, në Bashkimin Evropian. Në të kaluarën, ne kemi parë se kjo është baza për paqe dhe stabilitet më të qëndrueshëm në kontinentin evropian”, tha Rasmussen për Zërin e Amerikës.

Vendimi i Amerikës për furnizimin e Kosovës me armatim ushtarak shkaktoi reagime, por edhe kritika ndërkombëtare dhe vendore.

Javën e kaluar pasi, Departamenti amerikan i Shtetit, konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e raketave “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarësh, politikanët në Kosovë janë përfshirë në një debat publik në rrjetet sociale, duke bërë ‘gara’ se kush është më meritori sa i përket blerjes së këtyre raketave anti-tank.

Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se përveç SHBA-së, Koosva po diskuton edhe me shtete tjera për blerje të armatimit

“Jemi duke diskutuar edhe me shtete tjera përveç SHBA-së për blerje armatimi”, u shpreh Maqedonci.

“Edhe me SHBA-në kemi bërë blerje tjera edhe para publikimi të Javelin”, tha Maqedonci.

Për blerjen e raketave “Javelin”, që pritet të marrë dritën e gjelbër nga Kongresi amerikan, Maqedonci është shprehur optimist se së shpejti do të aprovohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d