Ish-hetuesi policor: Kemi dyshuar se ka deputetë dhe policë të Kosovës spiunë të BIA-s

 

 

Ish-hetuesi policor në veri të Kosovës, Murat Mehmeti, ka pohuar se ka deputetë dhe se vazhdimisht në të kaluarën kanë dyshuar se ka policë të Kosovës që dyshohen si spiunë të Agjencisë Serbe të Inteligjencës (BIA).

Sipas Mehmetit, dyshimet për spiunazh përfshinin edhe disa deputetë nga minoritetet.

Mehmeti gjithashtu ka theksuar se deri në vitin 2006, kur ende nuk ekzistonte Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), të gjithë policët e rinj u punësuan pa asnjë informacion paraprak nga Serbia.

“Nuk e kam asnjë dyshim që ka deputetë spiunë të BIA-s, bile ka pasur edhe nga minoritetet. Por, ne kemi pasur vazhdimisht dyshime për policët tanë një grup i vogël ose policë të niveleve të profileve të ndryshme, po flas prej kombësisë tonë. Kemi dyshuar që janë duke hetojnë për Rashkë, po flas për vitin 2005 – 2006 kur nuk kemi pasur as AKI. Të gjithë ata që janë punësuar në policinë e Kosovës nga gjenerata e parë deri në të 12-ën të gjithë kanë hyrë pa asnjë informacion nga Serbia. Do të thotë nuk ka pasur ende kontakt deri në gjeneratën e 12-të”, ka deklaruar Mehmeti, për RTV Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d