Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka kaluar në Nismën Socialdemokrate, të cilën e udhëheq Fatmir Limaj.
Kjo u bë e ditur nga vet kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në një konferencë për media.
“Një lajm i mirë për politikën e Kosovës. Nga sot Nismës po i bashkohet një grua, zonjë e nderuar, profesoreshë, një poete, një aktiviste e hershme, Xhevahire Izmaku”, tha Limaj.
Ai përmendi kontributin e Izmakut para luftës dhe pas luftës.
Ndërkaq, Xhevahire Izmaku tha se po e vazhdon aktivitetin e saj politik aty ku e kishte lënë e filluar para 25 vitesh me Fatmir Limajn.
“Do ta përdor energjinë dhe potencial tim për të ngritur dhe fuqizuar Nismën Socialdemokrate… Politika social demokrate ka qenë angazhimi im edhe në të kaluarën…”, tha ajo.